KURSE ONLINE
Ermelinda H. Drejtuese e Akademise se Shkencave Vedike
Ermelinda është praktikuese e përkushtuar e shendetit holistik dhe drejtuese e Akademise se Shkencave Vedike dhe Vedic LTD. Me mbi 18 vjet përvojë në fushën e arsimit, ajo ka kontribuar si petagoge e gjuhëve të huaja në Francë dhe Monte Carlo, duke ndarë paralelisht njohuritë dhe pasionin e saj për shëndetin holistik.
Si një studente e përkushtuar e Dr. David Frawley, Ermelinda është pasionuar nga puna e tij e thellë kerkimore në fushen e studimeve Vedike. Ajo eshte ambassadore e punës së tij në vendet shqipfolëse dhe frankofone, duke promovuar mirëqenien përmes praktikes Vedike dhe duke ndihmuar individët të vendosin ekuilibrin dhe arijne mirëqenie. Përkushtimi i saj ndaj traditave Vedike nuk është vetëm profesional por edhe personal, pasi ajo i integron këto parime përmes një sadhane rigoroze në përditshmerine e saj.
Ermelinda është avokate e zjarrtë e stilit te jeteses vegjetale dhe beson fuqishëm në fuqinë shëruese të natyrës si dhe humanizmin ndaj kauzes ne mbrojtje te kafsheve. Praktikon një stil të shëndetshëm jetese duke integruar parimet e Ayurvedës dhe traditave Vedike në jetën e saj të përditshme, dhe inkurajon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Aftësitë e saj linguistike janë mbresëlënëse. Zoterimi i katër gjuhëve të huaja i ka dhënë mundesinë të arrijë një audiencë më të gjerë dhe të ndajë njohuritë e saj me njerëz nga kultura të ndryshme.
Përveç ekspertizës së saj në shëndetin holistik, Ermelinda është gjithashtu eksperte Neurolinguistike(NLP), duke ofruar njohuri të vlefshme dhe trajnuar ne fushen e rritjes personale dhe profesionale. Ekspertiza e saj në NLP plotëson qasjen e saj holistike, duke siguruar një strategji të mirëfillte të mirëqenies mendore dhe fizike.
Puna e Ermelinda është një dëshmi e përkushtimit të saj të palëkundur për promovimin e mirëqenies holistike dhe përfitimeve të një stili jete natyral dhe të ekuilibruar. Përmes mësimeve të saj, ajo frymëzon të tjerët të përqafojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme në harmoni me natyren, bazuar në dijen e avancuar te antikitetit.
Sjell Ekskluzivisht në Shqipëri trajnimin "Ayurvedic Life-Style Consultant"
