ÇERTIFIKIM NDERKOMBETAR NE BASHKEPUNIM ME AMERICAN INSTITUTE OF VEDIC STUDIES DHE DR.DAVID FRAWLEY.
Titulli Kualifikues "Ayurvedic Life-Style Consultant", Konsulent i Ayurvedas. Mjekësia Holistike
Kursi Mjekësia Ayurvedike, e para mjekësi holistike në botë (mbi 5000 vjet), ju ofron një gamë të gjerë resursesh të prezantuara në mënyrë të detajuar dhe të qartë, e aksesueshme përmes studimit online. Është kursi i duhur për të gjithë ata që duan të nisin udhëtimin e tyre në fushën e Ayurvedas duke zbuluar sekretet e civilizimit të hershëm.
Kursi përfshihen temat e konstitucionit mëndje-trup, regjimet e shëndetshme ditore, disekuilibrin e doshave, trajtimet bimore dhe dietike, terapitë sensoriale dhe praktikimin e Yogas dhe meditimit.
Synimi jonë është t'ju prezantojmë me studimet profonde të Ayurvedas qoftë kjo për kurimin dhe krijimin e një higjene të shëndetshme jete në nivel personal apo në përdorimin e njohurive në shërbim të personave të tjerë. Kursi ndërlidhet me librat best-seller klasikë kushtuar Ayurvedas me autor Dr. David Frawley. Çertifikimi njihet në nivel të ndërkombëtar.
Aktiv për më tepër se tridhjetë vjet ky kurs ka ndihmuar me mijëra studentë anembanë botës të zbulojnë dhe ndërtojnë karierën e tyre, duke e kthyer atë në kursin më të vlerësuar në studimin e Shkencave Vedike.
Akademia e Shkencave Vedike është ambasadore e Dr. David Frawley në trevat shqipëfolëse dhe ka ekskluzivitetin e prezantimit të kurseve të tij në gjuhën shqip. E drejta e autorit e rezervuar.
Transformo jetën dhe ndërgjegjësohu përmes Ayurvedas!
Kursi i David Frawley është i dizajnuar për të përfituar një gamë e gjerë individësh me interesa dhe qëllime të ndryshme. Nder ta:
1. Praktikantët e Shëndetit: Profesionistët e shëndetit si mjekët, infermierët, dhe terapistët që dëshirojnë të integrojnë praktikat e Ayurvedas në trajtimet e tyre.
2. Terapistët e Mjekësisë Alternative: Ata që tashmë janë pjesë e fushave si akupunktura, masazhi, ose homeopatia dhe duan të zgjerojnë shërbimet e tyre.
3. Instruktorët e Joga dhe Meditimit: Individët që mësojnë joga ose meditim dhe dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre për të ndihmuar studentët e tyre në një nivel më të thellë.
4. Kërkuesit e Vetë-Përmirësimit: Njerëzit që janë të interesuar personalisht në Ayurveda për vetë-kujdes dhe vetë-zhvillim.
5. Konsulentët e Shëndetit dhe Mirëqenies: Profesionistë që ofrojnë këshilla për stile jetese dhe dëshirojnë të shtojnë Ayurveda në arsenalin e tyre të mjeteve.
6. Studentët e Mjekësisë: Ata që janë në fillim të karrierës së tyre mjekësore dhe dëshirojnë një perspektivë më holistike të shëndetit.
7. Entuziastët e Shëndetit Natyral: Individët që kanë një pasion për mjekësinë natyrale dhe dëshirojnë të mësojnë më shumë për praktikat e lashta shëndetësore.
Ky kurs është i përshtatshëm për këdo që ka një interes të thellë në të mësuarit dhe aplikimin e parimeve të Ayurvedas për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien, si të tyre ashtu edhe të të tjerëve. Regjistrimi në këtë kurs mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një karriere të pasur dhe plotësuese ose thjesht një mënyrë për të arritur një jetë më të ekuilibruar dhe të lumtur.
Fjala sanskrite që i referohet shëndetin, svastha, është gjendje në të cilën mendja, shpirti dhe shqisat ndërveprojnë në harmoni me njëra tjetrën për të përjetuar ndjesinë e Vetes së vërtetë, mirëqenies dhe lumturisë. Arritja mund të duket e pamundur, por Ayurveda është ajo arka e thesarit në të cilën ndodhen “aksesorët” e çmuar që të çojnë dejt saj.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.

Praktika e Ayurvedas i përket periudhës së antikitetit Vedik e cila daton prej më shumë se 5000 vitesh.
Referancat më të hershme të Ayurvedas dhe shkencës simotër të saj Yoga, u shfaqën në tekstet e quajtura "Veda".
Tekstet kryesore Vedike janë katër, Rig Veda, Atharva Veda, Sama Veda dhe Yajur Veda. Origjina e Ayurvedas kryesisht, filozofia dhe zbatimi praktik i saj shfaqen në Atharva Veda.1
Ayurveda pati periudhën e saj të prosperitetit sëbashku me tekstet e tjera Vedike por kjo u pasua më tej nga luftra mijëravjeçare të cilat bënë që në vënde të ndryshme nën pushtim aplikimi i saj të mbetej i vakët.
Megjithatë pavarësisht periudhave nën sundim, praktikuesit e Ayurvedas në elitën e shoqërisë arritën ta mbajnë gjallë traditën deri në vitin 1947 kur India fitoi pavarësinë. Më pas Ayurveda u rishfaq si sistemi kryesor shëndetësor i cili ende vazhdon të dominojë.
Gjatë lëvizjes së viteve 1980, Ayurveda nisi të përhapej drejt perëndimit, ndihmuar nga popullariteti i Yogas dhe spiritualizmit.
Falë personaliteteve të njohur si David Frawley, Vasant Lad dhe Deepak Chopra Ayurveda në ditët e sotme ka fituar popullaritet të madh duke ndërgjegjësuar me miljona persona në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
E veçanta e mjekësisë Ayurvedike është se ajo shpaloset me elegance dhe intuitë si për fillestarin ashtu dhe mjekun e specializuar. Për ata të cilët prezantohen për herë të parë me Ayurvedan, zbulimi i saj bëhet në mënyrë të qartë dhe thjeshtëzuar përmes teknikave të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe shtimin e vitalitetit.
Përqasja Ayurvedike ndaj mirëqenies është “të kundërtat ekuilibrojnë ndërsa të njëjtat shtojnë”.
Pra, nëse duam të korrigjojmë një çekuilibër aktiv mund të përdorim energjinë e të kundërtave duke i dhënë në këtë mënyrë trupit drejtimin e duhur.
Njëzet cilësitë e përmendura më sipër ofrojnë ilustrimin të drejtpërdrejtë të mënyrës sesi funksionon koncepti, dhe grupimi i tyre në dhjetë çifte analoge krijon idenë sesi kjo dije mund të aplikohet në terma praktikë.
Përtej rrënjëve tradicionale të saj, ka shumë arsye pse duhet të eksploroni një stil jetese Ayurvedike.
Integrimi i Ayurvedës në jetën tuaj ka një rëndësi të veçantë për krijimin e një higjene të shëndetshme jete. Por cilat janë disa nga tematikat kryesore që ajo mund të ndihmojë?
Ndryshe nga mjekësia moderne praktika tradicionale e Ayurveda më shumë se simptomat trajton shkakun e problemit. Ayurveda tregon mënyrën sim und të forconi sistemin tuaj imunitar dhe të minimizoni stresin i cili shpesh është shkaktari i çrregullimeve dhe sëmundjeve, duke trajtuar në këtë mënyrë problemin në origjinën e tij.
Ayurveda ju ndihmon të krijoni një dinacharya, ose rutinë ditore, duke ju dhënë qëndrueshmëri dhe motivim për të nisur ditën. Në përditshmërinë tuaj ju mund të integroni praktika si pastrimi i gjuhës, neti pot, yogan, meditimin, masazhin me vaj etj.
Ayurveda rekomandon këshilla pafund reth dietës dhe nutricioneve që ndikojnë në shtimin e agnit (zjarrit tretës). Përcaktimi I konstitucionit të trupit tuaj ju ndihmon të bëni zgjedhjen e duhur dietike. ( testin mund ta gjeni në faqen tonë të internetit).
Asanat e Yogas kanë ndikimin e tyre ftohës ose ngrohës në trup. Mësimi i pozave të yogës nga përqasja Ayurvedike ju ndihmon në optimizoni shëndetin tuaj.
Ayurveda ofron njohuri të thella në fushën e bimëve medicinale. Përmes përzgjedhjes së duhur të tyre ju mund të trajtoni dhe të balanconi gjëndjen tuaj shëndetësore.
Qasja që Ayurveda ka ndaj energjisë dhe vitalitetit është e shumëanshme. Ajo i kushton rëndësi të veçantë gjëndrave (adrenale) mbiveshkore duke I konsideruar ato si burim energjie dhe vitaliteti.
Perspektiva Ayurvedike rreth bukurisë përfshin gjithë qënien, trupin, mendjen dhe shpirtin. Ayurveda ka rekomandimet e saj natyrale për flokë të shëndetshëm, lëkurë të lëmuar et. Qasja e saj holistike ju bën të ndiheni të bukur nga brenda jashtë.
Shumë probleme në jetë vijnë si rrezultat i një gjumi të çrregullt. Pavarësisht sasisë së gjumit që bëni metodat Ayurvedike ju ndihmojnë të flini të qetë dhe të jeni produktivë gjatë zgjimit.
Emri "Ayurveda" e ka prejardhjen nga gjuha sanskrite. "Ayuh" do të thotë "jetë" ose "jetëgjatësi" dhe "veda" do të thotë "shkencë" ose "dije". Përkufizimi i saj është"shkenca e jetëgjatësisë" ose "dija e jetës".
Në thelb të saj, Ayurveda është një traditë dhe mënyrë jetese holistike që ndihmon çdokënd të arrije mirëqënien fizike dhe shpirtërore. Ndryshe nga mjekësia tradicionale Ayurveda është unike përsa i përket ndërlidhjes që ajo bën midis aspektit shkencor të mjekimit dhe ndërthurjes psikologjike të cilët janë faktorë bëzë në përcaktimin e gjëndjes shëndetësore. Pra ajo është njëkohësisht mjekësi dhe psikologji si dhe baza mbi të cilën janë ngritur te gjitha format e tjera mjekësore. Ayurveda ndihmon në:
Sinkronizimin me natyrën tonë të vërtetë.
Trajtimin në gjenezë dhe jo siperfaqe të problemeve shëndetësore
Zhvillimin e potencialeve tona
Tejkalimin e sfidave
Shmangien e problemeve
Ruajtjen e ekuilibrit mëndje-trup
Ayurveda nuk synon thjesht trajtimin e pacientit permes formulave medicinale bimore duke e lënë atë pasiv ne pritje të rezultateve por ajo e ndërgjegjëson dhe e nxit të angazhohet intensivisht duke marë vetë në dorë shëndetin e tij.
Këtë gjë ajo e bën duke informuar dhe edukuar në lidhje me ndikimin që pesë elementët natyrorë kanë në përcaktimin e mirëqënies tonë. Kombinimi i elementëve njihet me termin Dosha dhe është unik tek çdo individ.
Pesë Elementet
Ayurveda njeh pesë elementë të cilët përbëjnë themelet e ndërtimit të natyrës:
1-Toka, 2-Uji, 3-zjarri, 4-Ajri, 5-Ether (Hapësirë)
Çdo substancë është përbërje e këtyre pesë elementëve në të cilën një ose dy prej tyre mund të predominojnë.
Njëzetë ciësitë
Ayurveda njeh njëzet cilësi (guna) që karakterizojnë çdo substancë ose përvojë. Këto cilësi kanë secila analoget e tyre:
E rëndë – e lehtë
I ngadaltë (jo i mprehtë)- i mprehtë (depërtues)
I ftohtë – I nxehtë
I thatë – I yndyrshëm
I lëmuar - I ashpër
I ngurtë- I lëngshëm
I paqëndrueshëm- i qëndrueshëm
Fizike – subtile
I zymtë – I kthjellët
Gunat janë thelbësore për të kuptuar parimin Ayurvedic se të kundërtat balancojnë ndërsa të njëjtat shtojnë.
Për shembull, një person i cili në natyrën e tij është i ftohtë dhe gjatë stinës së dimrit jeton në një klimë të ftohtë, priret të përjetojë agravim të cilësisë së ftohtë të cilat influencojnë gjëndjen e tij shëndetësore.
Cili është Ilaçi në këtë rast?
Nxehtësia. Ajo mund të jetë në formën e ushqimeve ngrohta, pijeve të nxehta, erëzave me efekt ngrohës, banjave qetësuese, rrobave të ngrohta dhe të buta e nëse është e mundur eksperienca të bukura që ngrohin shpirtin.
Doshat dhe kostitucioni i trupit simbas Ayurvedas
Ekzistojnë tre dosha (humore trupore): vata, pita dhe kafa. Doshat, ndryshojnë në varësi të stinës, klimës, vendodhjes, aktivitetit, bimëve apo kafshëve.
Secila prej Doshave mbart një kombinim unik elementesh natyrorë që përcakton mbarëvajtjen dhe funksionalitetin e trupit.
Të tre doshat janë të pranishme tek të gjithë, por raporti midis tyre ndryshon nga një person në tjetrin.
Ne lindim me nje kombinim të caktuar të Doshave që ndryshe njihet me termin Prakrit.
Në faza të ndryshme të jetës ky ekuilibër prishet (vikriti) duke shkaktuar sëmundje.
Dallimi midis konstitucionit natal të trupit dhe disekuilibrit.
Njohja e konstitucionit të trupit dhe gjëndjes së tij momentale janë elementë krysorë që ju ndihmojnë të ndërmerni hapat e duhur për kujdesin ndaj shëndetit. Falë tij ju mund të rregulloni komponentët e rëndësishë të përditshmërisë tuaj siç janë aktiviteti juaj fizik, koha kur duhet të konsumoni vaktet apo nutrientët që ju përshtaten më shumë……….
Çfarë është konstitucioni i trupit
Konstitucioni juaj, prakriti, është gjëndja natyrale e trupit në momentin e lindjes.
Ayurveda njeh 3 lloje kryesore të konstitucionit trupor: Vata, Pita, Kafa.
Çfarë është disbalanca
Shtimi i sasisë së Doshave tregon mosekuilibër në trup.
Në gjëndje disbalance Vata shkakton, frikë, ankth, kontraksion fizik dhe emocional, qarkullim të dobët, kapsllëk, lëkurë të thatë, shpim kyçesh, dobësim, pagjumësi, dridhje dhe lëvizje të tjera jonormale.
Në gjëndje disekuilibri Pita shkakton zemërim, xhelozi, inflamacion, nxehtësi të tepërt trupore, urth, diare, migrenë, skuqje, mavijosje, gjakderdhje, uri të tepërt, metabolizëm hiper aktiv dhe vështirësi në fjetje.
Në gjëndje disbalance KAFA shkakton lodhje, lakmi, rezistencë ndaj ndryshimeve, mungesë motivimi, rëndim në mendje dhe trup, gjumë të tepërt, depresion, metabolizëm të ngadaltë, mbingarkesë, mbajtje uji, ngurtësim të arterieve dhe formim të masave dhe tumoreve.
Siç u përmend më herët, Ayurveda thekson se të ngjashmet shtojnë njëra-tjetrën ndërsa të kundrat ekuilibrojnë.
Për shembull një testim i vogël, nëse keni probleme Pita pra keni kaluar një periudhë jo të këndshme, jeni tepër gjykues dhe keni shtim të aciditetit cilat janë cilësitë që duhet të përdorni për të ekuilibruar situatën?
A. Cilësi të nxehta, të mprehta, të lehta, të lëngshme dhe të yndyrshme.
B. Cilësi të ftohta, të ngadalta, të rënda, të dendura, të qëndrueshme dhe të thata.
Nëse përgjigja juaj është "B", po mësoni shpejt! Kur arrijmë të dallojmë cilësitë që janë agravuar atëherë e kemi të lehtë të krijojmë strategjitë e duhura të trajtimit.