Meditimi

12 Benefitet Shëndetësore


Benefitet e meditimit janë të shumta. Ndonëse njihet si një teknikë për reduktimin e stresit dhe ankthit, hulumtimet tregojnë se ai mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e kujtesës, të gjumit dhe rritjen e aftësive konjitive.
Meditimi është procesi i zakonshëm i trajnimit të mendjes për tu fokusuar dhe për të pasur kontroll mbi mendimet.
Popullariteti i meditimit po rritet gjithjnë e më shumë dhe njerëzit po zbulojnë përfitimet e shumta shëndetësore të tij.

Shumë njerëz e konsiderojnë atë si një mënyrë për të reduktuar stresin dhe për të shtuar përqendrimin.

Përmes meditimit ata krijojnë zakone dhe ndjenja pozitive, si humor, vetëdisiplinë, përmirësim të gjumit madje dhe shtim të tolerancës ndaj dhimbjes.
Në këtë artikull do të gjeni 12 përfitimet shëndetësore të meditimit.


1. Meditimi redukton stresin

Reduktimi i stresit është një nga arsyet më të zakonshme që njerëzit provojnë meditimin.


Stresi mendor dhe fizik shkaktojnë rritje të niveleve të hormonit të stresit, kortizolit. Si rrjedhojë  ato çlirojnë kimikate inflamatore të quajtura citokina.

Prej tyre mund të prishet gjumi, të shtohet depresioni dhe ankthi, të rritet presioni i gjakut dhe të  shkaktohet lodhje dhe paqartësi. 


Për më tepër, studimet kanë treguar se meditimi mund të përmirësojë gjithashtu simptomat e lidhura me stresin, përfshi këtu sindromën e zorrës së irrituar, çrregullimin e stresit post-traumatik dhe fibromialgjinë.


2. Kontrollon ankthin

Meditimi mund të zvogëlojë nivelet e stresit, gjë që përkthehet në më pak ankth.
 
Meditimi i zakonshëm mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe përmirësimin e reaktivitetit ndaj stresit dhe aftësive të përballimit.


3. Promovon shëndetin emocional

Disa forma të meditimit mund të çojnë në përmirësimin e vetë-imazhit dhe një pikëpamje më pozitive për jetën.
Ato mund të përmirësojnë depresionin dhe të reduktojnë mendimet negative. Mund të ulë gjithashtu nivelet e citokineve inflamatore, të cilat kontribuojnë në depresion.

4. Rrit vetëdijen

Disa forma të meditimit mund t'ju ndihmojnë të kuptoni më mirë vetveten. Kjo mund të jetë një pikënisje ndryshimesh pozitive.

5. Shton vëmendjen

Meditimi i përqendruar ndihmon forcimin dhe qëndrueshmërinë e vëmendjes.

6. Redukton humbjen e kujtesës shkaktuar nga mosha

PërmirësimI i vëmendjes dhe qartësia e të menduarit ndihmojnë kundra proçesit të plakjes së mëndjes. Ai mund të  të përmirësojë kujtesën e pacientëve me demencë. 

7. Gjeneron dashamirësi

Disa lloje meditimi mund të rrisin ndjenjat dhe veprimet pozitive ndaj vetes dhe të tjerëve.

Metta, lloj meditimi i njohur si meditim i cili shton dashamirësinë, ka për synim zhvillimin e mendimeve dhe ndjenjave pozitive për veten.

Nëpërmjet saj, njerëzit mësojnë ta praktikojnë mirësinë e tyre me të tjerët, fillimisht duke nisur me miqtë, pastaj me të njohurit dhe në fund me armiqtë që mund të kenë.

Ajo është një praktikë e zhvillimit të ndjenjave pozitive, fillimisht ndaj vetes dhe më pas ndaj të tjerëve. Rrit pozitivitetin, ndjeshmërinë dhe dhimbshurinë .

8. Lufton varësitë

Meditimi zhvillon vetëdijen mendore dhe ndihmon në menaxhimin e  ndjenjave të padëshiruara. Ajo ndihmon të shëroheni nga varësia, të menaxhoni ushqyerjen jo të shëndetshëm dhe të zëvendësoni zakone jo të mira.

9. Përmirëson gjumin

Gati gjysma e popullsisë në një moment të jetës së tij do të ndeshë probleme në lidhje me gjumin. 
Një shumëllojshmëri e teknikave të meditimit mund t'ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të kontrolloni mendimet që mund të prishin gjumin tuaj. Meditimi pakëson kohën që nevojitet për të fjetur dhe të rrit cilësinë e gjumit.

10. Ndihmon në kontrollin e dhimbjes

Perceptimi juaj i dhimbjes është i lidhur me gjendjen tuaj mendore dhe në gjëndje stresi mund të rritet edhe më tepër.
Meditimi mund të zvogëlojë perceptimin e dhimbjes në tru. Kjo mund të ndihmojë në trajtimin e dhimbjes kronike i cili përdoret si komplement i kujdesit mjekësor ose terapisë fizike.

11. Ul presionin e gjakut

Meditimi mund të përmirësojë shëndetin fizik duke reduktuar tendosjen në zemër.

Me kalimin e kohës, presioni i lartë i gjakut e bën zemrën të punojë më shumë për të pompuar gjakun, gjë që mund të çojë në funksion të dobët të saj.

Presioni i lartë i gjakut gjithashtu kontribuon në aterosklerozë, ose një ngushtim të arterieve, që mund të çojë në atak kardiak ose paralizë cerebrale.

Presioni i gjakut ulet jo vetëm gjatë meditimit, por edhe me kalimin e kohës tek individët që meditojnë rregullisht. Kjo zvogëlon sforcimin e zemrës dhe arterieve, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kardiake

12. E aksesueshme kudo

Njerëzit praktikojnë shumë forma të ndryshme meditimi, shumica e të cilave nuk kërkojnë pajisje ose hapësirë të specializuar. Ju mund të praktikoni vetëm disa minuta në ditë.

Nëse doni të filloni të meditoni, provoni të zgjidhni një formë meditimi bazuar në atë që dëshironi të dilni prej tij.

Ekzistojnë dy stile kryesore të meditimit:

Meditim me vëmendje të përqendruar. Ky stil përqendron vëmendjen në një objekt të vetëm, mendim, tingull ose vizualizim. Ajo fokusohet në çlirimin e mendjes nga shpërqendrimet. Meditimi mund të fokusohet në frymëmarrje, një mantra ose tingull qetësues.

Meditim me monitorim të hapur. Ky stil inkurajon ndërgjegjësimin e zgjeruar për të gjitha aspektet e mjedisit tuaj, sferën e mendimit dhe ndjenjën e vetvetes. Mund të përfshijë ndërgjegjësimin ndaj mendimetve, ndjenjave ose impulseve të ndrydhura.

Për të mësuar më tepër rreth saj mund të studioni kurset e vëna në dispozicion nga Akademia e Shkencave Vedike.

PËRMBLEDHJE

Nëse jeni të interesuar të përfshini meditimin në rutinën tuaj, provoni disa stile të ndryshme dhe merrni parasysh ushtrimet e drejtuara për të filluar me atë që ju përshtatet.

Në fund të fundit meditimi është diçka që të gjithë mund ta bëjnë për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor dhe emocional.

Mund ta bëni kudo, pa pajisje speciale ose anëtarësim.

Në rast pamundësie kurset e meditimit dhe grupet e ndryshme janë gjerësisht të disponueshme.

Ekziston gjithashtu një larmi e madhe stilesh, secila me pika të forta dhe përfitime të ndryshme.

Provimi i një stili meditimi të përshtatshëm për qëllimet tuaja është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar cilësinë e jetës, qoftë kjo dhe për pak minuta në dispozicion.

AKADEMIA E SHKENCAVE VEDIKE