Simbas mjekësisë së Ayurvedas gjithsecili prej nesh karakterizohet nga një formë unike e kombinimit mëndje-trup, njohur me termin Dosha.
Origjina e saj në Sanskrit do të thotë “ gabim” ose “sëmundje”
Përmes saj përcaktohet personaliteti, prirjet dhe natyra fizike. Zbulimi i Doshës predominuese dhe kuptimi i menyrës së funksionimit të saj ndihmojnë në vendosjen e ekuilibrit për të qënë i lumtur dhe i shëndetshëm.
Ekzistojnë tre Dosha kryesore : Vata, Pita dhe Kafa. Energjia e tyre qarkullon anembanë trupit duke kontrolluar aftësitë fizike, mendore dhe emocionale. C’do njëri prej nesh karakterizohet nga një Dosha predominuese ose kombinim i tyre. Ayurveda thekson se balancimi i tyre është sekreti i një jete të shëndetshme.
Doshat prejardhjen e tyre e kanë nga pesë elementët : ether (hapësira), toka, uji, ajri dhe zjarri. Dosha Vata është e lidhur me elementet ether dhe ajër, Pita me elementët zjarr dhe ujë ndërsa Kafa me elementët ether dhe ujë.
Dosha Vata : Është më e fuqishmja ndër të treja, ajo kontrollon funksionet bazike të trupit dhe mëndjen.
Dosha Pita : Kontrollon metabolizmin, tretjen dhe hormonet lidhur me ngrënien.
Dosha Kafa : Kontrollon forcën dhe qëndrueshmërinë, masën muskulare, peshën dhe sistemin imunitar.
Ndër rekomandimet kryesore të Ayurvedas për balancimit e doshave janë Pranayama (ushtrimet e frymemarjes), dieta e personalizuar, përmiresimi i stilit të jetesës, yoga dhe meditimi.
Për t’ju ndihmuar në identifikimin e Doshës dominuese dhe vendosjen e ekuilibrit te tyre kemi vënë në dispozicionin testin përcaktues të Doshave.
Përpiquni tju pergjigjeni pytjeve sa më objektivisht, duke përzgjedhur opsionin që ju karakterizon më së shumti.