Yoga, Ayurveda, Mantra dhe Medititmi
Behuni pjese e programit online te Yoges klasike dhe Ayurvedes tradicionale ne zbulim te funksionimit te trupit, mendjes dhe ndergjegjes. Meso si te sherosh veten dhe te tjeret bazuar ne vetedijen superiore. Permes larmishmerise se tij ky kurs mbulon te tete gjymtyret e Yoges bazuar ne principet e Ayurvedes ( Mjekesise shume shekullore Indiane) duke nisur me asanen dhe pranayamen e thelluar me tej me praktikimin e mantrave dhe meditimit. Kursi ju mundeson zbulimin e plote te vetedijes permes perqasjes se Yoges ne kontekstin Ayurvedic. Ne te zbuloni sekretet e Jnana Yoges, Bhakti Yoges, Karma Yoges, dhe Yoges se dijes, besimit dhe veprimit, pare kjo ne kontekstin e gjere te Raja Yoges. Studioni me Acharyas, ekspertin me te njohur ne bote te fushen e Yoges dhe Ayurvedes . Dr. David Frawlay (Pandit Vamadeva Shastri),per tju bashkuar tradites autentike te Shenjteve Vedike. Ky kurs unik ne llojin e tij, vjen per here te pare ne shqiperi, dhe ju mundeson trajnimin dhe diplomimin ne nivel nderkombetar me peronalitetin me te njohur ne bote ne fushen e Yoges dhe Ayurvedes.
Pararegjistrimet kane nisur.
Meso se si Shkencat Vedike te Yoges, Vedantes, Ayurvedes, Jyotish dhe Vastus nderveprojne me njera-tjetren per te ofruar mireqenie dhe Vetrealizim. Bej pjese te mesimdhenies ose praktikes sheruese Trajnimin Vedik. Kjo forme trajnimi bazohet ne artin dhe shekencen shekullore Vedike te menaxhimit te trupit, mendjes dhe vetedijes. Baza e çdolloj edukimi Vedik.
Pervetesimi i saj ju ofron njohurite e duhura per shperndarjen e dijes Vidike me gjithkënd. Studio me nje nder mesuesit me te mire te koheve tona Dr. David Frawley (Pandit Vamadeva Shastri), D.Litt, Padma Bhushan, ekspert ne te gjitha fushat e dijes Vedike.
Parathenie reth kursit
Zbulo se si permes fuqive sheruese te Ayurvedes dhe zgjuarsise se Yoges mund te vetrealizohesh.
Yoga dhe Ayurveda jane shkenca simotra te sherimit, integrimit dhe transformimit ne te gjitha nivelet e qenies tone duke nisur nga trupi dhe mendja. Fokusi i Ayurvedes tradicionale eshte mirqenia dhe kurimi (Chikitsa), ndersa synimi i Yogas është zhvillimi dhe realizimi personal (Sadhana).
Imazhi i Yoges dhe Ayurvedes perben bazat e mjekesise Vedike dhe shkences se ndergjegjes Vedike, te cilat kane qene gjithmone se bashku. Kursi kombinon praktikimin e asanave dhe pranayamas me mantrat, meditimin dhe samadhin. Mesimet jane organizuar ne menyre te tille qe i pershtaten cdo natyre apo aspekti jetesor.
Ky kurs unik dhe I thelle eshte shume I rendesishem per te gjithe praktikuesit e Yoges dhe Ayurvedes. Ne vecanti per ata te cilet kerkojne te mesojne bazat e tradites madheshtore te Yoges te bazuar ne mantra dhe meditim. Kursi eshte i rendesishem per cilindo qe kerkon te zbuloje thellesite e ndergjegjes si dhe fuqine sheruese.
Ne kurs Ayurveda trajtohet si baza mjekesore e Yoges permes se ciles shpalosen udhezime qe i bashkangjiten terapive te Yoges për trupin dhe mendjen.
Yoga dhe Ayurveda studiohen ne te gjitha nivelet e Raja Yoges klasike ne po te njejten menyre si shpalosen ne Bhagavad Gita dhe Yoga Sutras.
Perfundimi me sukses i kursit ju jep titullin “Konsultues Yoge dhe Ayurvede” duke ju mundesuar praktikimin dhe mesimdhenien ne te dyja fushat.
Temat e Kursit
Ky kurs informativ mbulon fushen e gjere integrale te Yoges dhe Ayurvedes. Permes tij ju do te mesoni se si te praktikoni mantrat dhe meditimin pare nga kendveshtrimi i Yoges dhe Ayurvedes.
Ne kurs perfshihen perkthime origjinale dhe te plota nga gjuha Sanskrite, komente dhe studime pare nga kendveshtrimi Ayurvedik i Yoga Sutras se Patanjalit realizuar nga Dr. Frawley te cilat shpalosin fuqine e Yoges tradicionale ne funksion te sherimit te trupit dhe mendjes bazuar ne tete gjymtyret e Yoges, e te rrenjezuara ne meditim.
Ju do te prezantoheni me Yogen Ayurvedike dhe ekuivalenten e saj Yogen Vedike. Permes Tantras ju do kuptoni funksionimin e energjise trumore dhe Yogen Kundalini. Kursi shpalos ne detaje mantrat dhe tingujt baze (mantrat bija dhe shakti) si dhe aplikimin e tyre. Shpjegon rendesine e shenjteve dhe Yogen Bhakti ne nivel psikologjik. Pare nga kendveshtrimi Vedik shpjegon Advaita ose jo-dualitetin, bashkimin e Vetvetes me Realitetin Kosmik (Brahman). Njekohesisht Karma Yogen, rendesine e ritualeve dhe regjimeve te shendetshme ditore . Ne kte menyre ju do te prezantoheni me traditen madheshtore te Yoges Vedike
FORMATI I KURSIT
Kursi perbehet nga pese module on-line prej rreth dyzet mesimesh dhe me teper se tetëqind faqe.
Per realizimi e kursit nuk eshte e detyrueshme blerja e librave, megjithate ne ju propozojme nje sere librash, kryesisht shkruar nga Dr. Frawley, si pjese te bibliografisë së tị.
Kursi perfshin ilustrime, per te intensifikuar eksperiencen e kursit.
Ky eshte nje kurs ku ju studioni ne menyre individuale duke ndjekur ritmin tuaj.
Ne perfundim te secilit prej pese moduleve ju i nënshtroheni nje testi te cilin duhet ta kaloni me sukses. Kjo do ju mundesoje dhenien e provimit final dhe certifikimin tuaj.
Per realizimin e kursit ju keni ne dispozicion tre vite kohe, ne perfundim te saj ju mund te tejzgjasni kohën përkundrejt tarifës perkatese.
DIPLOMIMI DHE VAZHDIMI I METEJSHEM I STUDIMEVE
Per realizimin e kursit nevojiten mesatarish 300 ore studimi në përfundim të së cilave ju akreditoheni me 300 orë studimi. Ky eshte kursi kryesor qe ne ofrojme ne fushen e Yoges dhe Ayurvedes permes se cilit ju certifikoheni me titullin “ Konsultant I Yoges dhe Ayurvedes” diplome e njohur ne nivel nderkombetar.
Kursi ju mundeson certifikimin me nje prej mesuesve dhe studiuesve me te njohur te fushes ne nivel boteror si dhe nje prej pionerëve të terapise te Yoges Ayurvedike te diteve tona.
Në përfundim ju mund të thelloni njohuritë tuaja permes studimeve te kurseve te tjera si Sherimi Ayurvedik per te interesuarit ndaj Ayurvedes, Astrologjia Ayurvedike per te interesuarit e kësaj fushe dhe Keshillues Integral Vedik per ata të cilët kërkojnë të specializohen në fushën e konsultave.
Per studime te avancuara Dr. Frawley mund te trajnoje personalisht disa prej studenteve.
Per ata te cilet kan perfunduar te katerta kurset jepet titulli : Mesues Vedik Integral, Ekspert Ayurvede, Raja Yoga, Astrologji Vedike.
Kursi mban autoresine e Dr. David Frawley (Pandit Vamadeva Shastri), mesues i mirnjohur (acharya) i Ayurvedes, Yoges dhe Studimeve Vedike. Ai ka shkruar gjeresisht rreth Yoges dhe Ayurvedes, Tantric Yoga, Vedic Yoga, Mantra Yoga, Vedanta dhe Jnana Yoga, Bhakti Yoga, Yoga dhe Astrologjia Vedike dhe historise se tradites se Yoges duke u bazuar ne studimet e shumta te teksteve origjinale ne gjuhen Sanskrite te Vedave. Libri i tij Yoga and Ayurveda: Self-Healing and Self-realization per me teper se njezet vjet mbeten librat me te lexuar ne bote.
Dr. Frawley eshte nje prej mesuesve me te honoruar te Yoges dhe Ayurvedes ne Indi te cilit presidenti I Indise i ka akorduar titullin e nderit D.Litt nga S-VYASA dhe Padma Bhushan.
Ka qene pjese e nje sere programesh rreth Yoges te realizuara nga qeveria Indiane, ambasadat e saj si dhe ministi AYUSH. Ai eshte profesor Masteri prane Chopra Center dhe themeluisi kryesor I programit certifikues online Meditimi i Jashtezakonshem Vokal .
Pergjate ketyre tridhjete viteve te fundit perpos angazhimit te tij ne grupet dhe organizmat e Ayurvedes, Vamadeve ka dhene njekohesisht leksione ne konferenca Yoge dhe ashrame ne Perendim. Ai ka qene pjese bashkpunuese e shume prej organizatave te Yoges ne Indi, ne Veri poashtu dhe ne jug te saj, organizata tradicionale dhe moderne, simbas traditave te VSri Aurobindo, Ramana Maharshi, Ganapati Muni, Sivananda Murty dhe Adi Shankara.